Prokuroria e Columbias nxorri urdhër mbrojtjeje për çdo informacion apo hetim lidhur me rastin McGoningal, duke theksuar se deri në perfundim të çështjes asgjë s’mund të përdoret publikisht lidhur me këtë çështje.
Kujtojmë se çështja McGonigal ka qënë mjaft e nxehtë në poltikën shqiptare, pasi kreu i PD, Sali Berisha pretendon se ai është paguar nga Rama për ta shpallur “non grata” në SHBA.
Per këtë ka thirrur dhe disa protesta, ndërsa të enjten do mbahet një interpelancë me kryeministrin Edi Rama në Kuvend.