Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e ‘Bllokut’ në Tiranë.
Raportohet paraprakisht se shkak i zjarrit është bërë shpërthimi i një bombole gazi, ndërsa vijojnë hetimet.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Më datë 27.02.2023, në rrugën ‘Brigada 8’, ka rënë zjarr në tendën e një ballkoni. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”,-njofton policia.