Kreu i Partisë së Lirisë Meta e ka nisur aktivitetin në rrjetet sociale më një foto që e tregon duke pirë kafen e mëngjesit në shtëpi.
Ai shkruan se ajo shijon së pari në shtëpi.
“Kafeja e mëngjesit të shijon së pari në shtëpi!” – shkruan Meta.
Teksa zgjedhjet e 14 majit po afrohen, kreu i Partisë së Lirisë ka nisur prej kohësh një tur intensiv takimesh me qytetarët.
Ai ka deklaruar se PL-ja do arrijë një rezultat të jashtëzakonshëm për sa u përket Këshillave Bashkiakë duke i kthyer ato në garantuese të transparencës e mbrojtjes së interesit publik.