Vendosni fjalën kyçe....

BE: Vuçiç e Kurti miratuan propozimin evropian


Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar gjatë një konference për mediat se liderët e Kosovës dhe Serbisë e kanë miratuar të hënën propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve.

Ajo që u ra dakord në takim është se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejshme për përmbajtjen, për tekstin e propozimit dhe se do të punojmë me palët për zbatimin. Natyrisht, ne si BE do t’i ndihmojmë ata. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona lehtësuese. Ata e miratuan propozimin. Ata ranë dakord që nuk nevojiten diskutime të mëtejshme rreth dokumentit dhe se mund të kalojmë në fazën tjetër”, tha Stano.

Zëdhënësi i Brukselit, Peter Stano, ka përsëritur se diskutimet e mëtejshme për dokumentin evropian nuk janë më të nevojshme, dhe se tani po punohet për modalitetet e zbatimit të marrëveshjes.

Propozim-marrëveshja që është bërë publike pas takimit, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.