Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas arrestimit të Dan Hutrës, autor i dyshuar i vrasjes së trefishtë në Tiranë.
Çuçi ka sulmuar sistemin e drejtësisë ndër të tjera duke thënë se ngjarja do ishte shmangur nëse autori do ishte në burg për shkak të skedës së tij kriminale.
“Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamëz. Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale. Edhe njëherë Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë. Ngushëllime familjeve të viktimave!”-shkruan Çuçi.