Vendosni fjalën kyçe....

Reagon presidenti i republikës pas vrasjes së 3 grave në Tiranë, Begaj: Organet të veprojnë me forcën e ligjit


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar për vrasjen dhe plagosjen e trefishtë në kryeqytet.

Begaj ka dënuar ngjarjen dhe ka kërkuar që organet ligjzbatuese të veprojnë me forcën e ligjit.

Presidenti thekson se fenomene të tilla të dhunës ndaj grave nuk kanë vend dhe nuk mund të jenë pjesë e shoqërisë sonë.

Lajmet makabre të ditës së sotme në Tiranë, ku tre gra janë vrarë e tre të tjera janë plagosur, janë tërësisht të papranueshme! I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave!

Fenomene të tilla të dhunës ekstreme apo të çdo lloj forme dhune ndaj grave nuk kanë vend dhe nuk mund të jenë pjesë e shoqërisë sonë demokratike, ku dinjiteti dhe jeta e njeriut janë vlera të larta dhe të pazëvendësueshme.

Dënoj ashpër të gjitha ngjarjet e dhunës në familje dhe kërkoj që organet ligjzbatuese të veprojnë me forcën e ligjit. Një shoqëri ku gruaja vritet, dhunohet, keqtrajtohet, nënshtrohet, është një shoqëri që nuk duhet të pushojë së vepruari deri sa ky realitet të ndryshojë totalisht”-shkruan Begaj.