Vendosni fjalën kyçe....

Liverpool fiton ndaj Wolves dhe ngjitet në vendin e gjashtë


Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2:0 ndaj Wolves në shtëpi në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e shtatë në Premierligë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar.

Në minutën e 73-të Virgil van Dijk zhbllokoi shifrat, duke kaluar vendasit në epërsi.

Katër minuta më pas, Salah e dyfishoi epërsinë e Liverpoolit dhe e vulosi fitoren.

Me këtë triumf, Liverpooli tani shkon në kuotën e 39 pikëve në vendin e gjashtë, gjashtë më pak se Tottenham që mban pozitën e katërt.

Në anën tjetër, Wolves mbetet i 15-ti me 24 pikë gjithsej.