Vendosni fjalën kyçe....

Seanca e jashtëzakonshme në Kuvend, mbërrijnë Rama e Berisha. Deputetët e PD-së bëjnë lëvizjen e radhës


Deputetët e PD-së kanë kërkuar ndryshimin e rendit të ditës për seancën e jashtëzakonshme të ditës së sotme.

Ata kanë kërkuar ndarjen e mocionit me debat nga pyetje-përgjigjet ndaj kryeministrit Rama, me këtë të fundit që e kanë kërkuar për seancën e ardhshme.

Ndërkohë në Kuvend kanë mbërritur kreu i PD-së Berisha e deputetët e opozitës si dhe kryeministri Rama e deputetët e shumicës.