Kreu i PD-së Berisha i kërkoi kryetares së Kuvendit Nikolla ngritjen e komisionit hetimor për çështjen ‘McGonigal’ dhe ndarjen e mocionit me debat me pyetje-përgjigjet ndaj kryeministrit Rama.
Ai tha se Rama e McGonigal janë pjesë e një grupi mafioz që u ka vënë gjoba biznesmenëve. Ndërkohë që fliste Nikolla iu drejtua kryedemokratit duke i thënë të vijonte fjalën për procedurë e pas kësaj ia ndërpreu.
“Veprimtaria Rama-McGonigal veprimtari antikushtetuese në të dy vendet, ka degëzime shumë të mëdha në Tiranë. Janë një seri çështjesh që duhen të marrin përgjigje nga komisioni hetimor parlamentar. Shqipëria s’e kapërcen dot këtë problem të tmerrshëm nga një njeri që s’ka asnjë normë, asnjë ligj, për interesat e tij personale. Kemi të bëjmë me një grup mafioz, që përdori superfuqinë e FBI-së për të gjobitur biznesmenë lokaleve nëTiranë. Rama korruptoi kryeagjentine FBI-së si vrasës me pagesë për të asgjësuar opozitën shqiptare.” – tha Berisha.