Vendosni fjalën kyçe....

Masakra me tre gra të vrara në Tiranë, aktivistët protestë para Ministrisë së Drejtësisë


Pas tronditjes së djeshme të mbarë shoqërisë shqiptare ku Dan Hutra, kreu vrasjen e trefishtë të tre grave dhe plagosjen e tre të tjerave, sot po zhvillohet një protestë para Ministrisë së Drejtësisë.

Me moton “Boll më” dhe thirrjet ‘Siguri për vajzat dhe gratë’ një grup protestuesish ngritën një sërë pyetjesh se pse Dan Hutra lihej i lirë, pas gjithë këtyre krimeve që kishte bërë.

Dje ka ndodhur një krim i tmerrshëm. 3 gra janë vrarë nga dora e një burri dhe 3 janë plagosur. Ato nuk do kërkojnë më që policia të kapë vrasësin apo të bëhet reforma në drejtësi. Sot ne jemi përballur me një vrasës që ka kryer një rim që mund të shmangej. Ai ka vrarë gruan e parë dhe ka përdhunuar një tjetër, dhe policia nuk e di që ky është i rrezikshëm. Si ka mundësi që institucionet kanë dështuar për të mbrojtur jetën e këtyre grave?

Duhet të flasim që e kemi normalizuar dhunën, femicidin e kemi konsideruar normal. Nuk është krim pasioni por vrasje e gruas. Ky është momenti të flasim më shumë”, u shpreh një nga protestueset.

Ndërkohë një tjetër tha se institucionet kanë ofruar lehtësira për kriminelët dhe se festa e grave që po afron është kthyer në mort.

“Lulet e festave po na i kthejnë në lule morti. Po na vrasin dhe mesazhi po na bëhet i qartë nga institucionet që e kanë bërë të qartë duke ofruar lehtësira për kriminelët. Mjeti i vetëm është vetëmbrojtja. Të qarkullojmë me thika në brez në vend të telefonave”, u shpreh protestuesja e indinjuar.