Vendosni fjalën kyçe....

Koncesionet e HEC-eve, 50 kontrata s’kanë nisur ende ndërtimin


Të paktën 50 kontrata koncesionesh për ndërtimin e hidrocentraleve në vend nuk kanë nisur ende ndërtimin

Në total sipas të dhënave zyrtare janë 176 kontrata të cilat në brendi të tyre parashikojnë ndërtimin e një apo më shumë hidrocentraleve një politikë kjo e nisur në mandatin e parë të qeverisë Berisha.

Por edhe pse kanë kaluar vite dhe skanime pas skanimesh edhe nga qeveritë Rama duket se kontratat në një pjesë të tyre vijojnë të mbeten vetëm letër

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore raportoi se nga regjistri i kontratave që Sektori i Monitorimit të Kontratave Koncesionare monitoron, aktualisht disponohen 176 kontrata koncesioni aktive dhe 88 kontrata me kapacitet prodhues nën 2 MW sipas VKM 822/2015

“Nga totali prej 176 kontratave të koncesionit

Numri i kontratave që kanë hyrë në fazën e prodhimit të energjisë me të paktën një Hec është 114. Fuqia e instaluar për këto kontrata është 1 078.5 MW dhe prodhimi vjetor i energjisë 3.9 milionë MWh/vit

Numri i kontratave ne fazën e ndërtimit është 13. Fuqia e instaluar për këto kontrata është 99.6 MW  dhe prodhimi vjetor i energjisë 348 087 MWh/vit

Numri i kontratave që nuk kanë filluar ndërtimin është 50. Fuqia e instaluar për këto kontrata është 788.8 MW dhe prodhimi vjetor i energjisë 3.1 milionë MW”, thuhet në përmbledhje.

Në vitin 2015 qeveria miratoi një vendim që autorizonte hidrocentralet më të vegjël se 2MW që të kaloheshin vetëm me firmën e ministrit

Në total sipas të dhënave zyrtare janë 88 kontrata të nënshkruara në bazë të VKM-së në fjalë

“Numri i kontratave që kanë hyrë në fazën e prodhimit të energjisë me të paktën një Hec është 35. Fuqia e instaluar për këto kontrata është 42.1 MW  dhe prodhimi vjetor i energjisë 150 847 MWh/vit.

Numri i kontratave ne fazën e ndërtimit është 10. Fuqia e instaluar për këto kontrata është 18.9 MË dhe prodhimi vjetor i energjisë 64 331 MWh/vit

Numri i kontratave që nuk kanë filluar ndërtimin është 43. Fuqia e instaluar për këto kontrata është 63.5 Mw dhe prodhimi vjetor i energjisë 237 968 MWh/vit”, thuhet në dokument.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor