Euronews.al ka bërë disa matje statistikore për të nxjerrë vlerësimin e punës së deritanishme të qeverisë, por jo vetëm, ky sondazh krahason edhe mendimin që kanë qytetarët për liderat e politikës shqiptare.
Sipas këtij sondazhi, duket se 49.1% e kryeqytetasve e vlerësojnë punën e qeverisë vitin e kaluar me mirë/shumë mirë, ndërsa 46.6% e tyre e vlerësojnë punën e qeverisë vitin e kaluar me keq/shumë keq.
87.7% e votuesve të së majtës e vlerësojnë mirë/shumë mirë punën e qeverisë vitin e kaluar, ndërsa 11.3% e tyre e vlerësojnë keq/shumë keq.
Sa i përket votuesve të së djathtës 83.9% e tyre e vlerësojnë me keq/shumë keq punën e qeverisë vitin e kaluar ndërsa 14.4% e tyre e vlerësojnë mirë/shumë mirë.
Përsa iu përket vlerësimeve të liderve poltikë, duket se kryeministri Rama ka ende pëlqyeshmërinë më të madhe nga qytetarët.
Vlerësimi për Edi Ramën
49.7% e kryeqytetasve kanë mendim negativ/shumë negativ për Edi Ramën, ndërsa 47.3% kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv. 3% e tyre refuzojnë të përgjigjen.
Vlerësimi për Sali Berishën
70.4% e kryeqytetasve kanë mendim negativ/shumë negativ për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa 26.8% e tyre kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv për të. 2.8% e kryeqytetasve refuzojnë të përgjigjen.
Vlerësimi për Lulzim Bashën
76.7% e kryeqytetasve kanë mendim negativ/shumë negativ për ish-liderin e PD-së Lulzim Basha, ndërsa 20.2% e tyre kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv për të. 3.1% e tyre refuzojnë të përgjigjen.
Vlerësimi për Ilir Metën
87.6% e kryeqytetasve kanë mendim negativ/shumë negativ për ish-presidentin Ilir Meta, ndërsa 8.8% e tyre kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv për të. 3.6% e kryeqytetasve refuzojnë të përgjigjen.
Vlerësimi për Enkelejd Alibeajn
72.1% e kryeqytetasve kanë mendim negativ/shumë negativ për Enkelejd Alibeajn, ndërsa 20.8% e tyre kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv. 7.1 % e kryeqytetasve refuzojnë të përgjigjen.