Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në një zjarr të madh në një depo shtetërore të karburantit në kryeqytetin indonezian, në Xhakarta, sipas BBC.
Gjashtëdhjetë persona u plagosën, me shumë djegie të rënda. Qindra banorët që jetonin në zonat e banuara pranë zjarrit duhej të evakuoheshin.
Zyrtarët indonezianë po bëjnë thirrje për një auditim të “të gjitha objekteve dhe infrastrukturës së karburantit”.