Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama konfiskoi vulën e PD-së, po nuk shpëton nga opozita e vërtetë


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama për konfiskimin e vulës së partisë.

Berisha tha se Rama me këtë akt nuk do shpëtojë nga opozita e vërtetë.

“Duke menduar se do mund të na pengojnë të marrim pjesë dhe të fitojmë zgjedhjet më 14 maj, si burracak, ai shtyu gjer 3 ditë para skadimit të afatit vendimin e parafabrikuar të gjykatës së kontrolluar 100% prej tij dhe konfiskoi vulën e partisë. Mendoi se me këtë akt na dha një goditje dhe shpëtoi nga opozita e vërtetë. Ai s’do shpëtojë kurrë nga PD, e cila u ngrit si feniksi nga hiri apo labirintet e kurtheve të paimagjinueshme shqiptare dhe ndërkombëtare dhe vjen sot më e fuqishme se kurrë në një betejë me një monizëm të plotë”-tha Berisha.