Me tensione të larta e përplasje fizike është shoqëruar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste në Mirditë lidhur me zgjedhjet e 14 majit.
Burime për Panorama TV bëjnë të ditur se një pjesë e kryetarëve të kësaj force politike në Njësitë Administrative kanë kundërshtuar kandidaturën e Ndrec Dedës, për një mandat të tretë.
Ata e kanë konsideruar si një figurë të konsumuar dhe pa mbështetje elektorale, kjo sipas tyre e vërtetuar edhe përmes sondazheve.
Por këto pretendime janë kundërshtuar nga pjesa tjetër e socialisteve qe mbështesin kryetarin aktual të Bashkisë Ndrec Dedaj dhe njeri prej tyre ka goditur me grusht njërin prej përfaqësuesve socialistë që ishte kundër kandidaturës së Dedës.
Ne këto kushte takimi është ndërprerë dhe është dashur ndërhyrja e policisë. PS-ja s’e ka konfirmuar emrin e kandidatit të saj për Mirditën për zgjedhjet e 14 majit.