Vendosni fjalën kyçe....

Scholz paralajmëron Kinën


Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se Kina do të përballet me sanksione të papërcaktuara nëse ndërhyn në konfliktin ukrainas dhe ofron ndihmë ushtarake për Rusinë, edhe pse zyrtarët evropianë pranojnë se nuk kanë parë ende ndonjë provë që Pekini synon ta bëjë këtë.

“Unë mendoj se do kishte pasoja, por tani jemi në një fazë ku po e bëjmë të qartë se kjo nuk duhet të ndodhë,” tha Scholz për CNN gjatë vizitës së tij të shkurtër në Uashington, kur u pyet nëse Gjermania do të sanksiononte partnerin e saj më të madh tregtar Kinën.

Pekini është përballur me një valë në rritje akuzash nga zyrtarë dhe media perëndimorë në javët e fundit nëse furnizon me armë Rusinë, diçka të cilën ai e mohon.

“Kina do qëndrojë e përkushtuar ndaj një politike të jashtme të pavarur paqeje”, tha të dielën kryeministri Li Keqiang, duke mos përmendur konfliktin Rusi-Ukrainë.