Vendosni fjalën kyçe....

DEA amerikane thirrje qytetarëve shqiptarë: Denonconi për rastet e drogës dhe të pastrimit të parave


Sot nëpërmjet një njoftimi nga amabsada amerikane, Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve,Dea, iu ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet e trafikut të drogave të forta, duke garantuar fshehtësi të burimit.

Njoftimi vijon më tej se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

MESAZHI I AMBASADES

Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.