Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një komunikimi me mediat ka folur për kandidatët për zgjedhjet lokale duke thënë se ato janë të dalë nga primaret.
Meta theksoi se tashmë ato kandidatë nuk i përkasin më Berishës por qytetarëve duke shtuar se ka marrë vlerësime për ta kudo ku ka shkuar.
“Kandidatët janë të primareve, një proces që ka ndodhur në Shqipëri për herë të parë dhe u aplikua me shumë guxim dhe kurajë në një shtet që për të mbijetuar ka vetëm korrupsionin, procesi i primareve ku morën pjesë me dhjetëra mijëra demokratë, tashmë kanë nxjerrë super kandidatë që nuk i takojnë më Berishës, por qytetarëve. Nuk ka më hile dhe poshtërsi që i ndalon super kandidatët të regjistrohen më 14 maj. Këtë proces e udhëheqin qytetarët. Kudo ku shkoj vetëm entuziazmohen nga përzgjedhja që kanë dalë nga primaret. Veç garës për kryetar të bashkive është edhe gara për këshilltarë bashkiakë,” tha Meta.