49 parti politike kanë dorëzuar në KQZ kërkesën për garuar në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.
Komisioni qendror i zgjedhjeve miratoi sot kërkesa për 42 parti dhe nesër për 7 parti, përfshi 2 kampet e PD.
Pra, nesër do të vendoset fati i Partisë Demokratike, se cili prej kampeve do të regjistrohet. Komisioneri miratoi edhe kërkesat e paraqitura për regjistrim të komisioneve nismëtare për regjistrimin e 4 kandidatëve të pavarur, 2 në Korçë, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës.
Pas këtij regjistrimi paraprak, në 15 mars aplikohet për koalicionet dhe në 27 mars depozitohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie dhe lista shumë-emërore e kandidatëve për këshillat bashkiak sipas përkatësisë së koalicionit apo partisë. Më pas hidhet shorti për renditjen në fletët e votimit. Në prill pritet dhe shpërndarja e fondeve vjetore, por edhe për fushatë. Më 14 prill nis zyrtarisht fushata. 13 maji heshtje zgjedhore de 14 maji dita e votimit
Partitë që u miratuan sot
Partia Socialdemokrate
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
Partia e Gjelbër
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar
Partia Ora e Shqipërisë
Partia Kombëtare Konservatore Albania
Aleanca Arbnore Kombëtare
Partia Demokristiane e Shqipërisë
Partia Emigracioni Shqiptar
Partia Komuniste e Shqipërisë
Partia Qytetare Shqiptare
Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen MEGA
Partia Republikane Shqiptare
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet
Partia Shqiptare Atdheu
Partia Uniteti Kombëtar
Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë
Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane
Lëvizja Punëtore Shqiptare
Nisma Thurje
Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
Balli Kombëtar Demokrat
Partia Konservatore
Partia Lëvizja e Re
Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë
Aleanca Demokracia e Re
Partia Balli Kombëtar
Partia Demokracia Sociale
Personat me Aftësi të Kufizuar
Aleanca Demokratike Shqiptare
Lëvizja e Legalitetit
Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
Bashkimi Liberal Demokrat
Ardhmëria Shqiptare
Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare
Partia Fryma e Re Demokratike
Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian
Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë
Fronti i Majtë
Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet
Regjistrohen komitetet nismëtarë për 4 kandidatë të pavarur
Eduart Muhamet Nallbani, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore Bashkia Tiranë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Iljan Gjergji Nastu, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore Bashkia Korçë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.
Ismail Bujar Jakupi, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore Bashkia Durrës, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.
Lazjon Vangjel Petri, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore Bashkia Korçë, Bashkia Korçë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.
Partitë që shqyrtohen nesër
Partia Socialiste e Shqipërisë
Partia e Lirisë
Bindja Demokratike
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
Lëvizja Bashkë
Partia Demokratike e Shqipërisë (Kërkesa e Rithemelimit)
Partia Demokratike (Kërkesa e PD-së zyrtare)