Vendosni fjalën kyçe....

Pas Gjiknurit dhe Alibeajt, ambasadorja Kim shkon në zyrën e kreut të PL-së, Ilir Meta


Ambasadorja amerikane Yuri Kim nisi pak minuta më parë një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Prej paradites së sotme ambasadorja e SHBA ka nisur një tur takimesh, fillimisht me sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri e më pas me kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj.

Temë kryesore e këtyre takimeve ka qenë përgatitjet për zgjedhjet e 14 Majit.