Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prezantoi kryesuesen e listës së Këshillit Bashkiak ne Bashkinë e Elbasanit, Rudina Mita Todri.
Në fjalën e tij, Meta si fillim uroi vajzat, gratë dhe nënat për festën e 8 marsit, ndërsa tha se bashkia e Elbasanit renditet e parafundit nga 12 qarqet në vend për zhvillim.
Meta vijoi se Elbasani me një kryetar të ri si Luçiano Boçi do të arrijë të demonstrojë një vizion të sigurt për rimëkëmbjen e tij.
Në fund të fjalës së tij, tha se kulmi i pranverës do te jetë më 14 maj, duke shtuar me shaka se duhen ruajtur ca ballokume, duke nënkuptuar kështu festën e fitores.
“Gëzuar të gjitha vajzave dhe grave! Nga ky qytetet që ka nevojë për optimizëm, kurajo, bashkëpunim dhe për vizion në mënyrë që të mos jetë i parafundit nga 12 qarqet në Shqipëri. Të mos jetë i parafundit apo i dyti për varfërinë, pasi Elbasani ka potencial dhe vendodhje strategjike për zhvillim.
Prezantoj këtu dhe Rudinën, që përfaqëson një figurë model. Fushata saj do të jetë një shembull qytetarie. Besoj se Elbasani me një kryetar të ri si Laçiano Boçi, Rudina do të arrijë të demonstrojë një vizion të sigurt për rimëkëmbjen e tij. Për të vënë në lëvizje atë kapital njerëzor që ka dhe investimi në edukimin e fëmijëve dhe të rinjve. Pamundësia ekonomike familjare është tjetër faktor që detyron të rinjtë që të futen në punë ose të largohen nga vendi. Ne duhet të krijojmë një qendër të ri të gravitetit që të jetë i mendjes, vizonit, kulturës dhe jo i forcës, që përjashton qytetarët e thjeshtë. Rudina jo vetëm që do bëjë një fushatë të ndershme, por Bashkia e Elbasanit do të jetë një model i shkëlqyer. Unë besoj shumë te fuqia e grave, vajzave dhe nënave tona.
Investimi për gratë është më i rëndësishëm për të pasur një familje të shëndetshme dhe me fëmijë të mirë edukuar. Dua të falënderuar Rudinën për angazhimin e saj të spikatur. Do të kemi në krye të fushatës sonë gra të zonja e vajza plot energji. Besojmë shumë te fuqia e ideve, ta bëjëm më të përkushtuar ndaj familjes, probleme më të mëdha dhe për t’i shëruar këto plagë të thella.
Pranvera nuk ndalet më në Elbasan dhe kulmi do të jetë më 14 maj. Ti ruajmë ca ballokume për në maj”, tha Meta.