Bayern Munich ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e kthimit ndaj PSG-së, duke e mposhtur 2:0 në shtëpi.
Kësisoj, Bayern Munich kualifikohet në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 3:0.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola të shënuar, me parisienët që patën rastin më të mirë shënimi.
Ishte Choupo-Moting që shënoi golin e epërsisë në minutën e 61-të.
Në minutën e fundit të ndeshjes, Serge Gnabry shënoi për 2:0 dhe e vulosi fitoren e vendasve.
Rezultati i ndeshjes së parë ishte vendimtar për AC Milan, i cili kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Kuqezinjtë barazuan pa gola në udhëtim ndaj Tottenhamit, rezultat ky që e kualifikoi tutje.
Kjo pasi që në Itali, Milan kishte shënuar fitore minimale 1:0.
Tottenhamit iu shuan shpresat në minutën e 77-të kur Romero mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.
AC Milan kualifikohet në çerekfinale, ku të premten e 17 marsit do ta kuptojë kundërshtarin.