Janë zbardhur emrat e tre të rinjve që humbën jetën në aksidentin tragjik të mbrëmjes së djeshme te Mbikalimi i Saukut. Ata janë drejtuesi i mjetit ‘Audi Q8’ Klevis Ruçaj, 22-vjeçarja Eriselda Abedini e 23-vjeçarja Sikela Përroi.
Nga hetimi paraprak ka dalë se mjeti lëvizte tej shpejtësisë së lejuar ndërkohë që nga këqyrja e vendit të aksidentit nuk rezulton që ‘Audi’ të ketë bërë frenim të fortë.
Makina që vinte nga Rrethrrotullimi i TEG-ut theu barrierat mbrojtëse te Mbikalimi i Saukut e më pas ra poshtë në rrugë duke u përplasur me një mjet ‘Honda’ që drejtohej nga 60-vjeçari Qemal Kurti. Ai dhe tre persona që ndodheshin në mjet janë lënduar e u dërguan në spitalin e Traumës.
I riu rezulton se është ndëshkuar disa herë nga Policia Rrugore për shkelje të ndryshme si parkalim i gabuar, shkelje të sinjalizimit rrugor, shpejtësi tj normave në qendrat e banuara e përdorim celulari.