Parlamenti i Gjeorgjisë ka kundërshtuar zyrtarisht projektligjin që do t’u kërkonte individëve dhe organizatave me financim të huaj të regjistroheshin si ‘agjentë të ndikimit të huaj’.
Votimi të premten erdhi disa orë pasi partitë në pushtet thanë se do të tërhiqnin projektligjin që shkaktoi protesta dhe trazira në kryeqytetin e vendit Tbilisi këtë javë.
Ligji i propozuar u dënua nga BE-ja e NATO-ja. Shtëpia e Bardhë argumentoi se, nëse miratohej, ligji do minonte lirinë e fjalës dhe do kishte dëmtuar lidhjet e Gjeorgjisë me Perëndimin.
Ligji kishte kaluar në lexim të parë në parlament të martën. Ndonëse u tërhoq, deputetët duhej ta votonin projektligjin gjatë leximit të dytë që të rrëzohej zyrtarisht.
Nga 112 deputetë të pranishëm në seancën e së premtes, 35 votuan kundër, ndërsa një e mbështeti dhe të tjerët abstenuan.