Një aksident ka ndodhur në Dibër në rrugën dytësore të fshatit Melan.
Shtetasi R.K 18 vjeç ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rrugë.
Nga aksidenti humbi jetën 20-vjeçari A.S pasagjer në makinë.
“Sot, rreth orës 14:15 në rrugën dytësore të fshatit Melan, shtetasi R.K., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasoje e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A.S., 20 vjeç.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit”-njofton policia