Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka denoncuar akomodimin e mjekëve nga Turqia që punojnë në spitalin Memorial në Fier.
Vasili thotë se këtë vit akomodimi i tyre do i kushtojë buxhetit të shtetit 1.2 mln euro.
Në vitin 2022 janë paguar 340 mijë euro për akomodimin e tyre ndërsa vërehet një rritje disa herë për këtë vit.
Vasili thekson se një mjek nga Turqia na kushton shumë herë se një mjek specialist nga Shqipëria për të cilët qeveria nuk ka para që t’ia u rrisë rrogat.
Postimi i plotë:
SKANDALI! 1.2 milion euro per hotelet e mjekeve turq ne Fier!
Edi Rama u shqye duke thene Spitali turk Memorial ne Fier ishte dhurate e papare etj pallavra propagandistike si keto.
Por Shteti shqiptar vetem per vitin 2023 do te paguaje 1.2 milion euro vetem per hotelin e mjekeve turq si dhe shpenzimet për të gjithë perfitimet e tyre po përballohen nga buxheti shume varfër i shtetit shqiptar.
Ne vitin 2022 kane paguar 340 mije euro per hotelet e mjekeve turq, pra shpenzimet rriten ne menyre marramendese.
Pra nje mjek turk na kushton qimet e kokes ne raport me nje mjek specialist shqiptar qe ben te njejten pune.
Rama dhe qeveria nuk kane para’ dhe nuk paguajne mjeket shqiptare, te cilet mbajne te gjithe ngarkesen e sherbimit mjeksor publik te qindra mijra pacienteve shqiptare dhe i detyrojne ata te largohen nga vendi.
Rama paguan miliona per hotelet dhe perfitimet e mjekeve turq, te cilet ne raport me ngarkesen e pergjithshme te patologjise se trajtuar ne nivel kombetar mbulojne nje peshe minimale.
Cfare kryeministri dhe cfare qeverie batakçinjsh!