Vendosni fjalën kyçe....

Disa aktorë Hollivudi ankohen se u penalizuan pasi kundërshtuan injeksionet e koronavirusit – Media


Një grup i madh aktorësh të Hollivudit thonë se ata janë lënë jashtë ndërtesave të sindikatave të tyre dhe janë bllokuar të konkurrojnë për role, sepse vendosën të mos bënin vaksinën kundër koronavirusit.

Në intervistat ekskluzive me The Epoch Times, aktorët thanë se i kanë dërguar më shumë se 800 emaile ‘pa përgjigje’ sindikatës së tyre, SAG–AFTRA, në lidhje me zbatimin e vazhdueshëm të asaj që ata e quajnë një urdhër antikushtetues që shkel të drejtën e tyre për pëlqim të informuar dhe mbrojtje kundër asaj që ata e karakterizojnë si eksperiment mjekësor me prova dërrmuese të rreziqeve potencialisht të rrezikshme për shëndetin.

Emailet, memorandumet dhe korrespondencat e tjera të ndara me The Epoch Times tregojnë se urdhrat e vaksinës Covid-19 janë në fakt po një çështje fushëbeteje në Hollywood, sa ka qenë për punonjësit e ushtrisë dhe të kujdesit shëndetësor.

Ashtu si të tjerët, aktorët i thanë The Epoch Times se kërkesat e tyre për përjashtime fetare nga vaksinat janë shpërfillur, pavarësisht se një ‘marrëveshje kthimi në punë’ e krijuar nga SAG-AFTRA thotë në mënyrë të qarte se prodhuesit duhet t’i marrin parasysh ato.

Sipas një memorandumi të SAG–AFTRA, 1 në 4 prodhime kanë bërë detyrim vaksinën për të ashtuquajturit punëtorë të Zonës A, e cila përfshin interpretuesit në set.

Disa aktorë ndanë gjithashtu histori të problemeve shëndetësore që patën pasi iu nënshtruan pritshmërisë se do merrnin vaksinën kundër Covid-19, të tilla aktorja e Hollivudit Michelle Jubilee Gonzales, e cila tha për The Epoch Times se beson se ajo zhvilloi si probleme riprodhuese ashtu edhe kardiake menjëherë pas marrjes së një injeksioni.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e The Epoch Times