Vendosni fjalën kyçe....

Dita e Verës, devijohet trafiku për dy ditë, rrugët e oraret ku do ketë kufizime lëvizjeje


Që prej orëve të para të mëngjesit të nesërm deri në orën 18:00  të pasdites së 14 marsit në Tiranë do ketë devijim trafiku lidhur me festimet për Ditën e Verës.

Kufizimet do prekin sheshet kryesore ku është parashikuar të zhvillohet veprimtari të ndryshme si koncerte etj.

Më poshtë është lista me rrugët që do bllokohen si dhe orarët përkatëse.

Rrugët që do bllokohen

1 – Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të Ditës së Verës në datë 13 Mars 2023 nga ora 07:00 deri në datë 14 Mars 2023 orën 18:00, në “Nënë Tereza”.

2 – Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të Ditës së Verës në datë 14 Mars 2023 nga ora 08:00 deri në orën 16:00, në segmentet e mëposhtme:

 Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish Hotel Dajti”

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga ura e ish Hotel Dajtit deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi”

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Gjergj Filipi” dhe gjithë sheshi “Nënë Tereza”

Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzim i Gjykatës së Lartë me dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Rruga “Ibrahim Rugova” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me Bulevardi “Bajram Curri “.

3 – Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të Ditës së Verës në datë 13 Mars 2023 nga ora 12:00 deri në datën 14 Mars 2023 në orën 23:00, në rrugën “Ibrahim Rugova”.

4 – Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

– Në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl “Papa Gjon Pali II”, në Bulevardin “Zhan D’ Ark dhe Bulevardin “Bajram Curri”.

Për segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” drejtim i detyruar djathtas.

5 – Itenerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:

 – Të gjitha linjat që kalojnë në rrugën “Abdi Toptani” të devijojnë në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” me drejtim bulevardin “Bajram Curri.

-Linja “Tirana e Re” do të devijojë tek sheshi “Willson” dhe tek Bulevardi “Zogu I”.