Vendosni fjalën kyçe....

Kush është Fajton  Murati, i dyshuar për masakrën e Fushë-Krujës ku u ekzekutuan Brilant Martinaj e dy shokët e e tij


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku ndaj një lokali në pronësi të mikut të Endrit Dokles, Fatjon Muratit është qëlluar me breshëri nga një makinë në lëvizje.

Nga plumbat ka humbur jetën banakierja e lokalit Mimoza Paja, 60 vjeç, ndërsa janë lënduar 5 persona nga të cilët edhe një i mitur.

Fatjon Murati është arrestuar më 8 tetor të vitit të shkuar pasi ishte shpallur në kërkim. Ai dyshohet se ishte zotëruesi i një arsenali armësh të kapur më 13 korrik gjatë një aksioni policor.

Në kohën e arrestimit, Murati ka qenë duke lëvizur me një mjet të blinduar bashkë me Endrit Doklen dhe kunatin e tij Gentian Ruçi. Policia kishte gjetur gjurmët e gishtave të Muratit në njërën prej armëve të gjetura në arsenalin e kapur që i përkiste Kristian Gjinit.

Murati nga ana e tij e mohoi asokohe se kishte lidhje me arsenalin e armëve. Ai ka pranuar në polici se njihej me Kristian Gjinin dhe para disa kohësh i ka marrë makinën. Murati vijon të qëndrojë në burg, ndërsa Dokle dhe Ruçi që u arrestuan bashkë me të janë liruar.

Fatjon Murati ka qenë i dyshuar për masakrën me tre të vrarë në Fushë Krujë në 17 korrik 2022, ku u vranë nipi i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij, Diklen Vata e Besmir Hoxha.