Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi e konsideron të drejtë vendimin e KAS për ankimimin që bënë dy palët e PD-së përsa i përket regjistrimit për zgjedhjet vendore.
Sipas tij, ligji e përcakton qartë mënyrën e regjistrimit të subjekteve politike.
“KAS në vlerësimin tim mori vendimin që duhet pasi vendimi i KQZ-së për t’i dhënë 48 orë kohë për plotësimin e dokumentacionit, nuk ishte një vendim i themelit. Ishte një vendim procedurial që i jepte një afat më të gjatë për të plotësuar dokumentacionin. Mbi këtë fakt, duke mos qenë një vendim përfundimtar, KAS vendosi që të mos marrë në shqyrtim.
Kërkohet që të respektohet ligji rigorozisht në pikëpamje të numrit të dokumenteve, llojet të dokumenteve. Ato janë parashikime të ligjit, është ligjvënësi për t’i vendosur këto rregulla. Përë KQZ detyrimi është për t’i respektuar si janë shkruar. Se çfarë pasoje juridike apo politike sjell ligji, kjo s’është përgjegjësi e KQZ-së. Për dikë mund të konsiderohet pa sens, por në fund të fundit, ata që kanë bërë ligjin, kjo ka sens”-deklaroi PD
Celibashi shtoi se vendimin KQZ-ja do e marrrë nesër dhe se plotësimi i dokumentacionit do duhet të bëhet në përputhje me vendimin.
“Di të them që plotësimi i dokumentacionit do duhet të bëhet në përputhje me vendimin. Do mbetet për t’u parë nesër për orën 16:00. Afati 48 orë ishte për PD-në, jo për KQZ-në. Nesër do e them vendimin”-tha Celibashi.