Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania zëvendëson Gjeneralin e lartë, e nxjerr në pension të parakohshëm


Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius ka emëruar Gjeneralmajorin Karsten Breuer si inspektorin e ri të përgjithshëm të ushtrisë, pasi dërgoi paraardhësin e tij Eberhard Zorn në pension të parakohshëm, njoftoi media kombëtare të hënën.

Breuer, 59 vjeç, ka drejtuar më parë komandën e operacioneve kombëtare të ushtrisë. Ai bashkërendoi vendosjen e ushtrisë gjatë pandemisë Covid-19 dhe drejtoi grupin e punës për pandeminë e qeverisë nga nëntori 2021 deri në maj 2022.

Asnjë shpjegim zyrtar nuk është dhënë për daljen në pension të Zorn. Gjenerali 63-vjeçar kishte qenë skeptik për furnizimin e Ukrainës me pajisje të rënda gjermane, duke theksuar se ushtria gjermane kishte pak për të dhuruar.

Shtatorin e kaluar, Zorn dha një intervistë për revistën Focus, duke përgëzuar përparimet e Ukrainës, por duke i kërkuar Kievit që të mos e tepronte. Ish-komandanti suprem i NATO-s dhe Gjenerali amerikan në pension Ben Hodges u përgjigj duke e quajtur vlerësimin e Zornit për aftësitë ruse ‘çuditërisht të varfër’. Vetë Hodges kishte parashikuar që Ukraina do merrte Mariupolin deri në fund të janarit.

Komisionerja parlamentare për ushtrinë Eva Hoegl të hënën u duk se justifikonte shqetësimet e Zorn për ndihmën për Ukrainën që krijonte mungesa në shtëpi.

“Ushtrisë i mungon gjithçka,” tha Hoegl për RTL, duke përfshirë pajisjet e shikimit të natës, radiot dhe pajisjet elementare personale si çantat e shpinës dhe helmetat.

“Infrastruktura duhet të funksionalizohet, kazermat nuk janë në gjendje të mirë dhe na duhen edhe para për operacionet në vazhdim, për personelin”.

Hoegl është planifikuar të paraqesë raportin e saj vjetor mbi gjendjen e ushtrisë në Bundestag të martën dhe të miratojë propozimin e Pistorius për të rritur buxhetin vjetor të Bundesëehr-it me një shtesë prej 10 miliardë eurosh, përveç një fondi special të urgjencës prej 100 miliardë eurosh.