Vendosni fjalën kyçe....

E denoncuan dy adoleshente se kërkoi para për të mos u nxjerrë fotot e videot, pranga 27-vjeçarit në Ballsh


Një 27-vjeçar është arrestuar në Mallakastër pasi akuzohet se ka shantazhuar dy adoleshente, përkatësisht 15 e 17 vjeç.

Sipas policisë, i riu me iniciale M.Rr. banues në Ballsh u kërkonte para adoleshenteve duke i kërcënuar se do u publikonte foto e videot personale nëse nuk do ia jepnin.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i reagimit të menjëhershëm pas kallëzimit të marrë nga 2 adoleshente (15 dhe 17 vjeçe) se shantazhoheshin nga një shtetas, për t’i dhënë para, që ai të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M. Rr., 27 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie.” – thuhet në njoftimin e policisë.