Vendosni fjalën kyçe....

“Na vrau, na vrau o shok…” – Të rinjtë me 307 kilometra në orë në Tunelin e Kalimashit, hedhin videon në TikTok


Një video në TikTok tregon dy personazhe të njohura të këtij rrjeti që ecin me shpejtësi mbi 300 kilmetra në orë në tunelin e Kalimashit.

Videoja është hedhur së fundmi ndërsa në mjetin luksoz udhëtojnë dy personazhe të njhur si Aleks Visha e Clevio.

I pari jeton në Britani dhe ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh, ndërsa i fundit, i njohur për përplasjet në rrjetet sociale me reperin Noizy, jeton në vend.

Në drejtimin e mjetit ndodhej Visha ndërsa Clevio si bashkëudhëtar ka bërë videon ku tregohet mjeti duke ecur me shpejtësi marramendëse mbi 300 kilometra në orë ndërsa në një pikë ai arrin shpejësinë 307 kilometra në orë.

Videoja vjen pak ditë pas aksidentit tregjik te Mbikalimi i Saukut ku një mjet me shpejtësi theu barrierat mbrojtëse duke u kushtuar jetën tre të rinjve që ndodheshin brenda.