Vendosni fjalën kyçe....

“…kryeministri i Shqipërisë, si dhuratë prej Perëndisë…” – Vargjet për Ramën në ceremoninë e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar (Video)


Sot në Tepelenë u mbajt ceremonia e shpalljes së Lumit Vjosa, Park Kombëtar.

Grupi i këngëtarëve polifonikë me në krye artistin e njohur Golik Jaupi, që ishte përzgjedhur për të marrë pjesë në ceremoni, ia ka kushtuar pjesën e parë të këngës kryeministrit Rama.

Në vargjet e para kënga thotë:

Në këtë vend të labërisë

vjen kryetari i partisë

kryeministri i Shqipërisë

si dhuratë e Perëndisë

Më tej kënga vijon për disa minuta radhazi para se fjalën ta marrë i pari kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi e pas tij ministrja Kumbaro e kryeministri Rama.

Me vendim të qeverisë dy ditë më parë, Lumi Vjosë është shpallur Park Kombëtar. Kjo nënkupton ndalimin e të gjitha ndërtimeve që e dëmtojnë Vjosën dhe tre degët  e saj, Drino, Bënçë e Shushicë.