Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ministrit Saimir Tahirit i jepen 48 orë liri për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit ditën e nesërme


Ish-ministri Saimir Tahiri, do të dalë nesër disa orë në liri për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, Bashkim Tahiri, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.

Mësohet se drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka miratuar lejen për shoqërimin e ish-ministrit në ceremoninë e varrimit të të atit. Tahiri do të dalë sot, me 48 orë leje.

 Ndërsa ish-ministri i ka shkruar një letër prekëse nga burgu, ku shpreh pikëllimin e tij për largimin nga jeta të të atit.

 

Letra e Saimir Tahirit:

O Ba, si nuk më prite? Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin. Të ndritë shpirti atje lart!

Mua më bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë. Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.

Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më dëgjon më: Të dua shume Ba! Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.

Përgjithmonë!