Vendosni fjalën kyçe....

“Para ruse për Kryemadhin”-Meta: Shpifje të paguara me lekët e inceneratorëve


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar mbi artikullin, (e hequr më vonë) të EuReporter ku aludonte se Monika Kryemadhi kishte marrë para nga oligarkë rusë.

Meta tha se janë artikuj qesharakë dhe fake. Më tej Meta theksoi se shpifje të tilla propagandohen me lekët e inceneratorëve dhe të korrupsionit.

Ishte marrë edhe dje FinancialTimes me këta, kishin paguar një artikull që Monika kishte marrë pagesa nga oligarkë të lidhur me Putinin.

Janë qesharake dhe fake. Por këto i bëjnë me lekët e inceneratorëve, me to bëhen mediaplaneve në Shqipëri.

Të gjitha shpifjet dhe ato që propagandohen janë me lekët e inceneratorëve dhe korrupsionit”, tha Meta gjatë një takimi me kandidatët për Këshillin Bashkiak të Tiranës.