Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali prezantoi ndryshimet në ligjin e Start Up-eve.
Idetë inovatore të Start Up-eve i janë shtuar edhe dy ndryshime të reja të cilat ndihmojnë në përshtatjen e punonjësve që punojnë nga shtëpia.
Për një vit, ata që nuk punojnë në zyra apo në vende fikse, kanë të drejtën të mos paguajnë rezidencë tatimore në Shqipëri.
Ministrja tha se ky është një inovacion i një rezultati shumë të mirë të investimit që nisi vitin e kaluar nga qeveria.
Bilali shtoi më tej edhe me ndërtimin e agjencive të Start up-eve, ku synohet rritja e efektivitetit dhe shkurtimi i kohës i disbursimit të granteve që ofrohen nga qeveria.
“Sot, miratuam ndryshimin e ligjit për mbështetjen e Start Up-eve. Kjo shërben për punonjësit digjital, ose e thënë ndryshe për punonjësit të cilët shfrytëzojnë teknologjinë për të mos punuar nga një vend fiks po lëvizin gjithë botën dhe punojnë nga çdo vend. Aktualisht janë 100 të tillë dhe për një vit ata do të kenë të drejtën të mos jenë rezident tatimor dhe deri në një vit mund të punojnë nga Shqipëria për të gjithë botën. Ndryshimi tjetër konsiston në ndërtimin e agjencisë së Start Up-eve, kjo vjen si iniciativë e re pas përfitimeve që pamë nga investimi i vjetshëm. Synojmë që këtë vit të rrisim efiçencën dhe të shkurtojmë kohën e disbursimit të granteve. E shohim si efikas këtë targetgrup me potencial në Shqipëri.”- tha Edona Bilali.