Pas vendimit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për të regjistruar PD-në zyrtare në zgjedhjet e 14 majit, Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar në KQZ deklaratën solemne të firmosur si Kryetar i Komanduar.
Deklarata përmban angazhimin e Partisë për pjesëmarrjen në zgjedhjet dhe zbatimin nga strukturat e saj të ligjit zgjedhor.
Në letrën përcjellëse vihet re dhe ndryshimi i adresës së selisë me adresë në Rrugën Donika Kastrioti dhe jo në selinë blu që tashmë është marrë në zotërim nga Sali Berisha.