Vendosni fjalën kyçe....

Berisha takim virtual me demokratët në Londër: Shqiptarët braktisin vendin e tyre më shumë se çdo komb tjetër


Sali Berisha, edhe pse i shpallur non grata nga Britania e Madhe, kjo gjë nuk e ka penguar që të zhvillojë një takim virtual  me bashkatdhetarët në Londër.

Në fjalën tij përballë një grupi demokratësh shqiptarë në Londër, ish-kryeministri në fjalën e tij hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se ai ndërtoi në këto vite narkoshtetin e parë dhe te vetëm në Europë.

Berisha u shpreh se vendin e ka pllakosur një krizë e thellë dhe se shqiptarët po brakstisin vendin e tyre më shumë se çdo komb tjetër.

Ne zhvillojmë këtë foltore me demokratët e Londrës, në një kohë kur vendi është i pllakosur në një krizë të thellë, të frikshme. Shqiptarët sot, siç e dini ju, braktisin vendin e tyre më shumë se çdo komb tjetër dhe nuk e braktisin se u mungon dashuria për Shqipërinë, por e braktisin atë sepse regjimi i sotëm ka rikthyer monizmin e 32 viteve më parë. Edi Rama ndërtoi në këto vite narkoshtetin e parë dhe te vetëm në Europë, ç’ka do të thotë zëvendësimin e ligjeve, rregullave të shtetit ligjor me atë të shtetit mafioz.’– tha Berisha.

Ai gjithashtu u bëri thirrje që në 14 maj të bëhen bashkë për të rrëzuar regjimin.

Kandidatët tanë që të gjithë janë kandidatët e lirisë , janë zgjedhë nga anëtarësia dhe mbështetësit. Unë kam besim tek ju. Këtë radhë Edi Rama bllokoi ndryshimet ligjore në kundërshtim me vendimet e gjykatës Kushtetuese që sanksionon të drejtën tua për të votuar aty ku jeni, për deputetët që doni apo këshilltarët. Ju them se Shqipëria pa ju, kombi pa ju është i mangët dhe ndaj të bëhemi bashkë për realizimin e të drejtave për realizimin e një fitoreje të shkëlqyer më 14 maj për rrëzimin regjimit. Qëllimi i Ramës është të lërë vendin pa opozitë, por këtë nuk do ta lejojmë. Format e korrupsionit janë të tmerrshme. Një informacion të plotë do ta merrni së shpejti dhe do të njiheni me akuzat që ky person gënjen qeverinë e tij. vetëm po të klikonte në internet do të gjente emrin tij ku do të shihte edhe denoncimet që unë ka bërë kundër bandave”, tha Berisha.