Një 45-vjeçar ka shkaktuar 2 aksidente pasditen e sotme në Vlorë. Shoferi i identifikuar si A.L., ishte duke drejtuar automjetin tip ‘Volkswagen’, në rrugën “Gjergj Kastrioti” dhe ka aksidentuar këmbësoren 66-vjeçare.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku pas disa metrash është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç, i cili është plagosur.
I.S dhe B. C, janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, A. L. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për këtë rast.