Norvegjia i ka dorëzuar Ukrainës tetë tanke Leopard 2 , njoftuan të hënën Forcat e Armatosura të Norvegjisë.
Trajnimi për ushtarët ukrainas në tanke është duke u zhvilluar në Poloni, shkruan CNN.
Norvegjia, muajin e kaluar njoftoi vendimin e saj për të dërguar tanke të prodhimit gjerman, me kryeministrin Jonas Gahr Støre që vuri në dukje se disa vende aleate gjithashtu kanë bërë të njëjtën gjë.
Në fillim të shkurtit, qeveria norvegjeze njoftoi gjithashtu se kishte vendosur të porosiste 54 tanke gjermane ‘Leopard 2’ për të forcuar aftësitë e veta mbrojtëse, të cilat pritej të dorëzoheshin në vitin 2026.