Kreu i PD-së, të Rithemelimit, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj ish-drejtuesit të PD-së Lulzim Basha dhe të Komanduarit të tij Enkelejd Alibeaj.
Berisha tha se Basha dhe Alibeaj mbahet peng për krimet që kanë bërë por nuk përmendi se çfatë.
Ai shkoi më tej në Akuzat për Alibeaj duke thënë se Rama e mban peng me krimet e të vëllait.
“Zhvillimet e fundit treguan se ata të cilëve që ne u dhamë besimin, nuk merituan kurrë besimin tonë, ata shkelmuan mbi besimin tonë. Janë në lidhje krimi me Edi Ramën. Janë lidhjet më të tmerrshme të njeriut. Unë ju garantoj ju, se ata nuk shijuan dot kurrë prej tyre.
Afera McGonigal tregoi qartë se çfarë tmerri ka Edi Rama ndaj opozitës. Çfarë dallimi ka Rama nga babai i tij që firmoste varjen e Havzi Nelës? Edi Rama, ndaj kundërshtarëve ka po armiqësi sa ai. Ndaj kontrakton vrasës me pagesë. Kryezbuluesin e SHBA-së. Merr peng Lulzim Bravën, me dosjen e larjes së parave. Merr peng Enkelejd Alibashën me krimet e vëllait dhe të vetes së tij. Ne jemi këtu, për të qëndruar deri në fund. Krimi nuk do na mposhtë ne, ne do mposhtim Edi Ramën”-deklaroi Berisha nga Selenica.