NASA dhe Axiom Space kanë zbuluar rimodelimin e parë të madh të kostumit hapësinor në katër dekada. Hapësira po merr një pamje të re, disi.
Të mërkurën, vetëm një javë pas përfundimit të koleksioneve të modës në Paris dhe me një lloj kreshendoje zanore të bashkangjitur në shfaqjet më ekstravagante të pasarelës, NASA zbuloi kostumin e ri hënor Artemis III në Qendrën Hapësinore në Houston. Që do të thotë, është modeli i parë i ndryshuaar i kostumit hapësinor në 40 vjet.
Ndryshe nga rimodelimi i kostumit hapësinor të kompanive private si SpaceX i Elon Musk, Virgin Galactic i Richard Branson dhe Blue Origin i Jeff Bezos, kostumi hapësinor Artemis III nuk është menduar të vishet vetëm brenda një anije kozmike, por edhe në sipërfaqen e hënës, veçanërisht në Polin jugor hënor.
Krijuar në bashkëpunim me Axiom Space, kostumi ka një mbulesë të jashtme në të zezë, me spërkatje të ftohta të ngjyrës marine dhe portokalli në gjunjë, shpatulla dhe kyçet e këmbës dhe një mbivendosje të thellë V në gjoks.
Ka gjithashtu një flamur të vogël amerikan në njërën shpatull. Kjo është pamja e versionit të tanishëm, i cili do të vishen nga astronautët në tokë dhe gjatë stërvitjes.
Kur astronautët të shkojnë në Hënë, shtresa e errët e mbulimit do zëvendësohet me një shtresë të bardhë izoluese për mbrojtje termike.
Megjithatë, silueta bazë – me nyje të artikuluara në bërryla, një çantë shpine të madhe në pjesën e pasme për sistemet e mbështetjes për jetën, një bust me gunga që lidhet me helmetën dhe krahët që përkulen nga trupi, do mbeten të njëjta.