Vendosni fjalën kyçe....

Kokalari sulmon Këlliçin: Nuk e di si përfundoi PD e Rithemelimit tek ky klloun


Aktivistja Evi Kokalari, dikur një mbështetje e Sali Berishës, krahas akuzave që i ka bërë këtij të fundit këto kohë, është hedhur në sulm edhe ndaj kandidatit të opozitës Belind Këlliçit.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Kokalari shkruan se ka marrë vesh se Këlliçi mund të ketë gënjyer për masterin e tij, por gjë që mbetet për tu zbuluar nga ana e saj.

Duke e cilësuar si klloun, Kokalari vijon se është mister se përse Berisha, nxori për kandidim dikë si Këlliçi, por ajo supozon ‘pazaret’ për këtë gjë.

Tashti më thonë që kjo gjëja mund të ketë gënjyer dhe për masterin dhe prandaj Ministria Arsimit s’ja njeh diplomën. Po gërmoj më tej e do t’ju them.

Se si u reduktua PD e rithemelimit tek ky klloun, zoti e di. Se pse Berisha mbylli sytë dhe veshët me këtë njëri, dhe ky mister është. Që pazaret janë arsye s’ka asnjë diskutim, por sa kyç paska qënë ky pazar që këta sakrifikuan gjithë atë mund të foltores dhe më detyruan dhe mua t’ju dal kundër, është akoma për t’u parë.” shkruan Kokalari.

Më tej ajo nxjerr në pah sulmet që Këlliçi i ka bërë vet personalitetit të saj, duke thënë se nuk do ta lerë veten më të baltoset ashtu siç është baltosur nga disa me dijeninë e plotë të Berishës.

“Që Berisha bëri gabim që nuk reagoi dhe mbasi i kërkova ndihmë, për sulmet që ky lëtyrë lancoi ndaj meje vjet në verë, besoj se tashmë kaq e kanë kuptuar të gjithë, dhe për të qënë e sinqertë, s’kam ndërmënd ta lë të kaloj. Demokratët mos më kërkojnë më llogari pse i jam kthyer këtij gjësë, apo dhe Berishës vetë. Nëse ndonjë prej jush mendon që sulmet ndaj meje vjet ishin të justifikuara, hajde ma vërtetoni dhe do tërhiqem. Ndryshe, moral koti mos bëni sepse nuk do ta lë kurrë veten të baltosem në mënyrën se si më baltosën disa me dijeninë e plotë të Berishës, vetem se ekspozova vjedhjet dhe manipulimet e këtyre. Dhe gjë mangut nuk do t’i lë….

Tashti shoh foltoren se si po vetshkaterrohet, dhe më vjen keq që me naivitet mbivlerësova aftësitë e tij për të bërë ndryshime reale në PD, që si pasojë, do të sillnin ndryshime në të gjithë arenën politike të vendit. Në fakt aftësitë i kishte, unë mbivlerësova ndershmërinë e tij. “

Kokalari duke ripërmendur arsimin e Këlliçit dhe disa nga dredhitë e tij, sipas saj, dhe ngre pyetjen ironike, nëse Këlliçi është më i mirë se Veliaj?

Kokalari përfundimin e statusit të saj, e mbyll sërish me cinizëm dhe ironi duke e cilësuar gjithë fushatën e kandidatit të opozitës si një cirk.

“Si përfundim, kjo gjëja (çfarë do që ta quani) gënjeu për diplomën e gjimnazit, mundësisht masterin, gënjeu çdo demokrat prezent që votoi në 30 prill, gënjeu të gjithë ata që votuan kryesinë, gënjeu me garat e forumit rinor, mundësisht me primaret për bashki, dhe ju doni të më mbushni mëndjen që ky është më i mirë se Erion Veliaj???

Nëse prisni mbështetje nga njerëzit thjeshtë se e prezantoni si produkt të PDsë, juve ju ka ikur të gjithëve mëndja. Mua do të më vinte turp të dilja në foto me këtë, le më ta quaja pjesë të foltores. Në fakt këta me zorr e sollën tek foltorja se nuk i vinte. Ndoshta pazaret filluan që atëherë!!

Dhe uroj kjo puna e mos sjelljes së Berishës në fushatë se i bën dëm mos jetë e vërtet, sepse do ishte poshtëruese jo vetëm për Berishën, por për të gjithë ju që militoni akoma në atë parti.

Cirk të mbarë deri në 14 Maj, se ky seriozisht më kujton atë familjen që në kohën e komunizmit dilte rrugëve të Tiranës me arusha Mirën për dore, i binin darjes, arusha kërcente, dhe ne fëmijët argëtoheshim. Ky kuptohet, dajristi….” përfundon Kokalari.