Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
I ftuar në emisionin “Open” në News24, Meta tha se raporti ishte në koherencë me qëndrime te tij të mëparshme, duke thënë se prej kohësh e ka bërë të qartë se vendi ynë po kthehet në qendër trafiku kokaine, madje edhe qendër logjistike.
Meta shtoi se kjo nuk e bën të ketë qëndrime të ndryshme sa i përket SHBA krahasuar me vendimin për shpalljen e Sali Berishës non grata.
Pjesë nga biseda në studio:
Arion Sulo: Qendrimi i dyfishtë kur vlerësojmë raportin e DASH dhe nuk kishit të njëjtin qëndrim ndaj shpalljes non garat të Berishës?
Ilir Meta: Qendrimi im për non gratat e Berishës, ishte i qartë që në fillim, edhe kur isha president. Raporti i DASH është në koherencë me qendrimet e mija të mëparshme për kapjen e gjyqësorit nga Rama dhe keqpërdorimin e qëllimeve të ndërkombëtarëve.
Raporti i DASH prej kohësh e ka bërë të qartë se vendi ynë po kthehet në qendër trafiku kokaine, madje edhe qendër logjistike.
Raportet e DASH në përgjithësi kanë qenë serioze.
Sulo: Zakonisht keni pasur kritika me ambasadorët. DASH thoni qëndron drejt në raport me vendin tonë dhe ambasadorët kanë optikë tjetër?
Meta: Dua t’ju them që qendrimet e mija janë koherente. Ato të Ramës jo. Kujtoj këtu rastin e zotit Dvorani.
Rama shkatërrues i rendit kushtetues e harmonisë shoqërore. ikën në Britani e në vend t’i kërkojë falje shqiptarëve që i ka bërë të jenë të parët në botë që kalojnë La Manche në dimër, i kërkon llogari autoriteteve britanike.