Vendosni fjalën kyçe....

Hetimet ndaj Ahmetajt, SPAK sekuestron dy vila në Palasë e Hamallaj


SPAK ka sekuestruar dy vila vila në Palasë e Hamallaj, të ish-bashkëshortes së ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj e bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha.

Prona do qëndrojë në sekuestro preventive, ndërsa më herë ish-gruaja e Arben Ahmetaj, kishte deklaruar se nuk është pronë e saj, ndërkohë që ajo rezulton e regjistruar me emrin e një personi tjetër.

Sipas SPAK, prona vërtetohet përmes dokumenteve sei përket ish-bashkëshortes së Ahmetajt e duhet sekuestruar duke qenë se ajo nuk i ka të ardhurat për blerjen e saj.

Përveç vilës në Palasë, është sekuestruar edhe një tjetër në Hamallaj, qëi përket bashkëjetueses së Ahmetajt, Erjola Hoxha.

Ish-zv.kryeministri Ahmetaj është nën hetim lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Në vilën e Palasës janë  sekuestruar sende personale e dokumente të ndryshme.

Më herët, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle në disa nga pasuritë e ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Mançka dhe të bashkëjetueses Erjola Hoxha.

Gjatë kontrollit tek vila në zonën e Hamallajt, u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh. Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente.

Ahmetaj, i cili është deputet i PS-ë e ka ankimuar pak ditë më parë vendimin për kontrollin e banesave të ish-gruas dhe partneres së tij duke e quajtur atë antikushtetues e të paligjshëm.