Vendosni fjalën kyçe....

“O hajdut, kriminel, të të vijë turp nga vetja” – Incidenti gjatë vizitës së Ramës në Londër (Video)


Një video në rrjetet sociale tregojnë një incident të ndodhur gjatë vizitës se kryeministrit Rama në Londër.

Në videon e shfaqur në TikTok, duket kreu i qeverisë që zbret nga mjeti ndërsa në trotuar pranë tij dëgjohet një person i cili e thërret fillimisht ‘hajdut’ në shqip më as i drejtohet në anglisht duke e quajtur atë kriminel, mafioz e se duhet t’i vijë turp nga vetja.

“O hajdut, kriminel shqiptar, mafioz shqiptar, duhet të të vijë turp nga  vetja.” – dëgjohet të thotë personi.

Kryeministri Rama ndodhet në Britani që prej ditës së djeshme në një vizitë zyrtare. Ai është takuarme zyrtarë të lartë të qeverisë si dhe me kryeministrin Rishi Sunak. Ditën e djeshme ai dha një intervistë për mediat britanike duke kritikuar deklaratat e ministres së Brendshme Braverman ndaj emigrantëve shqiptarë.