Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim çështjen e inceneratorit të Fierit, për të cilën akuzohen mbi 20 persona mes të cilëve ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako e ish-zv.presidenti i FSHF-së Arben Dervishaj.
Në vendimin e saj gjykata i konsideron Bllakon e Dervishajn funksionarë publikë e jo funksionarë të lartë shtetërorë duke riformuluar akuzën karshi tyre nga korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetërorë në korrupsion të zyrtarëve publikë.
Gjatë seancës së sotme, gjykata ka pushuar akuzat për korrupsion ndaj ish-zyrtarit të FSHF-së Arben Devishaj.
Seanca lidhur me inceneratorin e Fierit është shtyrë disa herë me avokatët e të pandehurve që kanë kërkuar pushimin e çështjes.
Të gjithë të pandehurit, me përjashtim të Etlev Kondit, kanë kërkuar që procesi ndaj tyre të zhvillohet më gjykim të shkurtuar. Në rast dënimi ata do përfitojnë ulje e kohës së dënimitmë 1/3-ën.