Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë Tiranën të dielën.
Gjatë kësaj vizite, Kurti do zhvillojë takim me Kryeministrin Edi Rama dhe me Kryeparlamentaren, Lindita Nikolla.
Mes të tjerash, në takimin Rama-Kurti, në fokus do të jetë marrëveshja e pafirmosur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.
Në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, palët ranë dakord të zbatojnë marrëveshjet e arritura mes tyre, si dhe Kosova të nis përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb, një nën që shihet si referencë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Edhe pse nuk u firmos një marrëveshje, palët pas 12 orësh bisedime në Ohër arritën marrëveshje të zbatonin propozimin e BE për normalizimin e marrëdhënieve.