Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet mbledhja e Kryesisë dhe grupit, Alibeaj: Nesër mbledhim Kolegjin e Kryetarëve, duroni derisa të zyrtarizohen


Nuk ka vendim në mbledhjen e sotme të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Kryetari i Komanduar i PD Alibeaj për mediat tha se nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve dhe diskutimi do të bëhet me të gjitha forumet.

 “Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve. Çështja e zgjedhjeve është përgjegjësi e madhe dhe diskutimi do të bëhet me të gjitha forumet. Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve. Do të sjellin edhe ata atë që është nevoja dhe interesi. Derisa të zyrtarizohen duroni”, tha Alibeaj.

Ndërsa deputeti Gazmend Bardhi tha se pas vendimit do të tregojë edhe qëndrimin e tij.

“Nesër do të mblidhen forumet e tjera të Partisë Demokratike nuk mund të them se çfarë do të ndodhë. Patjetër do të kem edhe qëndrim. Pas vendimit do të ketë edhe qëndrim timin”, tha Bardhi.